Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Berat, “Benz-i” me dy vajza i pret rrugën automjetit tjetër

schedule21:52 - 26 Shtator, 2020

schedule 21:52 - 26 Shtator, 2020

Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e Kombinatit.

Një automjet tip “Benz”, me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip “Wolsvagen”, me targa AA 308 YR.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, shtetësja B.M.



B.M;  udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip “Golf”, që u përfshi në këtë aksident.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve të para hetimore, mësohet se ka qenë mjeti tip“Benz” në të cilin udhëtonin dy vajzat, ai që i ka prerë rrugën “Golfit” që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën, i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!