Makina përplas për vdekje këmbësorin në bypass-in e Rrogozhinës

schedule20:05 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 20:05 - 2 Dhjetor, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”.

Policia bën me dije se një automjet ka aksidentuar një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Shoferi është shoqëruar në policinë e Kavajës për të filluar hetimet.

“Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /Abcnews.al