Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Fier

schedule14:03 - 9 Janar, 2020

schedule 14:03 - 9 Janar, 2020

Shpëtim Bajaziti nga fshati Ardenicë e Lushnjes mesditen e sotme ka humbur jetën duke udhëtuar me motorçikletë. 52- vjeçari e bënte këtë rrugë për çdo ditë nga fshati i tij drejt Kolonjës.

Ditën e sotme përgjatë kthesës se rrugës kryesore, ai ka rrëshqitur për shkak të shpejtësisë duke u përplasur në tokë. Për shkak të mungesës së kaskës mbrojtëse në kokë, ai ka marrë plagë të shumta dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për spital.

Policia në vendngjarje nxjerr si shkak të ketij aksidenti edhe shpejtësinë tej normave të lejuara. Aksidenti ndodhi përgjate rrugës së vjetër të Kolonjës, çka solli edhe bllokimin e saj për disa minuta.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.