EMRI/ Aksident me pasojë vdekjen në Vlorë, humb jetën 25-vjeçari

schedule18:37 - 9 Gusht, 2020

schedule 18:37 - 9 Gusht, 2020

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Dukat të Vlorës.

25-vjeçari nga Korça i identifikuar si Renato Shpata ka qenë duke drejtuar automjetin tip Seat kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Ai është dërguar në spitalin e Vlorës ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./abcnews.al