Aksident me pasojë vdekjen në Durrës

schedule08:40 - 20 Shtator, 2020

schedule 08:40 - 20 Shtator, 2020

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm, në Durrës.

Një 65-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë, si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Ndërkohë shtetasi G.M., drejtuesi i mjeti tip “Benz” që aksidentoi viktimën është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/abcnews.al/