Aksident i rëndë në fshatin Kozare, makina përplas fëmijën 7-vjeç

schedule23:37 - 4 Gusht, 2020

schedule 23:37 - 4 Gusht, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kozare, Kuçove. Abcnews.al mëson se një automjet ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar.

Pasi ka përplasur të miturin, shoferi mësohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Fëmija S.Gj është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Autori i ngjarjes është identifikuar ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Mësohet se bëhet fjalë për 23-vjeçarin L. Dudushi nga Berati. /abcnews.al/