Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje një qytetar

schedule19:05 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 19:05 - 9 Dhjetor, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan pranë metalurgjisë, ku një person ka humbur jetën.

Burime për Abc bëjnë me dije s mjeti i drejtuar nga Kejdi Ranxha ka përplasur në rrugë këmbësorin Genci Fero, duke e lënë të vdekur.



Një makinë ka përplasur në rrugë një person duke e lënë të vdekur.

Njoftimi:

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor.
Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!