545 raste të reja dhe 16 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend, më i riu 49 vjeç

schedule16:42 - 28 Nëntor, 2020

schedule 16:42 - 28 Nëntor, 2020

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Covid-19 ka marrë 16 jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, 2 më pak se një ditë më parë. Një numër i lartë qytetarësh janë konfirmuar pozitivë me Covid-19. Janë 545 raste të reja në 24 orët e fundit nga 2026 testime të kryera në total.

Konkretisht nuk kanë mundur ta fitojë betejën me Covid-19:  6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

“MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 545
Të shëruar ne 24 orë 397
Të shtruar në spitale 471
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 2.026

Testime totale 186.243
Raste pozitive 36.790
Raste të shëruara 18.152
Raste Aktive 17.851
Humbje jete 787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9145
Fier 1342
Durrës 1320
Korçë 989
Vlorë 890
Shkodër 872
Elbasan 840
Lezhë 741
Berat 566
Gjirokaster 547
Kukës 405
Dibër 194

/mv.abcnews.al