Katër persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:55 - 14 Shtator, 2020

schedule 16:55 - 14 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e koronavirusit. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor.

Kështu, numri total i viktimave nga Covid-19 në vend shkon në 338.

Betejën me COVID-19 e ka humbur një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, brenda 24 orëve, si pozitive me koronavirus u konfirmuan 167 raste. Ndërsa në total, numri i të infektuarve shkon në 11,520.

Lexo edhe: Konfirmohen 167 persona me koronavirus në 24 orët e fundit

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)
Testime totale 74766
Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste Aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47  s.b/abcnews.al/