Tre persona humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:07 - 28 Shtator, 2020

schedule 16:07 - 28 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë humbur 3 persona. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve. Kështu, në total, bilanci viktimave në vend shkon në 380.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa, brenda ditës, 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7,629 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe: Konfirmohen 132 raste me koronavirus në vend

Po ashtu, brenda 24 orëve janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore

COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)
Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste Aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
Gjirokastër 78  s.b/abcnews.al/