E ardhmja e Kun Agueros, agjenti i tij me deklaratë të qartë

schedule15:36 - 23 Maj, 2020

schedule 15:36 - 23 Maj, 2020

Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt Kun Aguero, ka folur hapur për të ardhmen e bomberit argjentinas. Flitej për një largim të golashënuesit më të mirë në historinë e “Cityzens”, por agjenti Hernan Reguera, ka mohuar gjithçka.

“Sergio ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë shans që ai të largohet para përfundimit”, tha fillimisht Reguera. “Aguero është i lumtur te ‘Cityzens’ dhe nuk ka asnjë qëllim të largohet”.

Mendohej se Aguero mund të rikthehej tek Atletico Madrid, aty ku u shpërtheu në arenën europiane. Madje, flitej dhe për një rikthim në Argjentinë, por të gjitha këto opsione, do të përfliten pas verës së ardhshme./abcnews.al