Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja e CR7 te Juventusi? Miku i ngushtë: Ikën po ndodhi diçka e çuditshme

schedule12:20 - 26 Mars, 2021

schedule 12:20 - 26 Mars, 2021

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventusi është vënë në dyshim pas eliminimit nga Champions League. Gjithashtu bardhezinjtë janë duke u ndalur edhe në kampionat, pas 9 titujsh radhazi, dhe portugezi mund të ketë dyshimet e tij.

Së fundmi në mediat italiane është raportuar se Ronaldo ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues qendre dhe një fantazist që të garantojë asiste për të, në mënyrë që Juventusi të jetë konkurrues për të fituar Champions League.

Në lidhje me të ardhmen e tij është ngacmuar edhe portieri i tretë i Juventusit, Carlo Pinsoglio, i cili është edhe miku më i afërt i sulmuesit te Juventusi. Ai duket i bindur në qëndrimin e CR7 në Torino, por e lë një dritare hapur:



“A do të qëndrojë ai vitin e ardhshëm? Nuk e di, shpresoj që po. Ka akoma edhe një vit kontratë. Nëse nuk ndodh diccka e ccuditshme, mendoj dhe shpresoj të qëndrojë”, është shprehur Pinsoglio për gazetën “Tuttosport”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!