Dyshohet se ishte nën efektin e drogës, shqiptari masakron me thikë grekun

schedule09:25 - 7 Gusht, 2022

schedule 09:25 - 7 Gusht, 2022

Një sherr i ashpër ka ndodhur pasditen e së shtunës, 6 gusht në qendër të Spartës, Greqi.

Sipas informacioneve, një shqiptar është përleshur me një grek për arsye të panjohura dhe më pas ka nxjerrë thikën duke e plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë, shkruajnë mediet greke.

Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa po shqyrtohet mundësia që i pandehuri me origjinë shqiptare të kishte përdorur drogë në momentin e sherrit./abcnews.al/