Dyshime për formën e tij fizike, Harry Kane përgjigjet në rrjetet sociale

schedule19:18 - 21 Maj, 2020

schedule 19:18 - 21 Maj, 2020

Harry Kane, sulmuesi dhe kapiteni i Tottenham, u dëmtua që në muajin janar, më saktësisht me datë 9, duke mos u aktivizuar për “Gjelat” e Londrës për shumë javë. Flitej se Kane e kishte mbyllur këtë sezon, por pas shtyrjes së futbollit për shkak të pandemisë Koronavirus, ka ende shanse për të luajtur.

Megjithatë, edhe pse dy muaj më tepër kohë rikuperimi, kishin shumë dyshime për formën fizike të Kane dhe shanset që kapiteni i Tottenham të luante sërish këtë sezon, ishin të pakta. Por vetë Kane, i ka befasuar të gjithë, pasi është rikuperuar shumë më shpejt seç mendohej.

Madje, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Tëitter, Kane ka konfirmuar se po rikthehet në formën optimale: “Çdo ditë e më shumë drejt rikthimit. Iu uroj të gjithëve shëndet”, shkroi Kane mbi një foto të tij duke u stërvitur./abcnews.al