Dyndje në Morinë, emigrantët kthehen për festat, shqiptarët drejt Kosovës

schedule16:03 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 16:03 - 27 Dhjetor, 2020

Në të gjitha pikat kufitare vijon që të ketë fluks në hyrje të vendit për festat.

Pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë mjetesh në të dyja anët e kufirit në Morinë.

Radhët e gjata të mjeteve janë në drejtim të Kosovës por edhe anasjelltas.

Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Koronavirusi dhe rreziku për mbylljen e kufijve nuk i ka trembur aspak emigrantët./ db/Abcnews.al