Dy të arrestuar në Fier, të akuzuar për vepra të ndryshme penale

schedule12:06 - 24 Korrik, 2021

schedule 12:06 - 24 Korrik, 2021

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për shkelje të masës së sigurisë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.B. 38 vjeç i cili është dënuar me 6 muaj burg për largim ng vendi i aksidentit dhe një 26 vjeçar ka shkelur masën e arrestit të shtëpisë.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit A. B., 38 vjeç, banues në Libofshë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar atë me 6 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, po nga këto struktura u ndalua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, sepse gjatë kontrollit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, nuk është konstatuar në banesën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al