Dy sulmuesit e kombëtares “dhëmb për dhëmb” për titullin e golashënuesit në Spanjë

schedule18:55 - 3 Tetor, 2022

schedule 18:55 - 3 Tetor, 2022

Myrto Uzuni  padyshim që po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë pasi ka shënuar 6 gola më Granadën në La Liga 2, duke u bërë një nga protagonistët kryesorë për të ngjitur ekipin e tij në elitën e futbollit spanjoll.

Ndërsa Uzuni ka arritur këtë në mënyrë graduale, një tjetër sulmuesi shqiptar duket se ka flakur “shkopin e pleqërisë” dhe është rikthyer të jetë i rëndësishëm për skuadrën e tij Cartagena që po ashtu lufton më Granadan për ngjitjen në La Liga.

Elbasanasi, lojtari i vetëm që ka shënuar për Shqipërinë një gol në kompeticionet e mëdha europiane ka arritur të ngrihet pas një rënie të ndjeshme gjatë këtyre viteve të fundit.

Sulmuesi ka shënuar në 3 ndeshje radhazi në La Liga 2, duke u renditur kështu bashkë me Myrto Uzunin në listën e golashënuesve të këtij kampionati.

E nëse gjerat vazhdojnë kështu, duket se do kemi një dyshe shqiptarësh që do të luftojnë në fund për titullin e golashënuesit. Do të ishte fantastike. /f.a/abcnews.al