Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Corato, një provincë e Barit. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte 24 vjeç, por nuk e kanë bërë publik emrin e tij.
Në momentin që është ekzekutuar ai ndodhej në një shesh të zonës, i cili ishte shumë i populluar. Sipas autoriteteve italiane kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në vrasjen e të riut. Ata kanë përdorur një skuter dhe në momentin që kanë qenë pranë 24-vjeçarit e kanë qëlluar dy herë me pistoletë pas shpine.
Plumbat e kapën në kokë dhe në mushkëri shqiptarin. Edhe pse mjekët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, shqiptari nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra. Deri më tani dy atentatorët mbeten të panjohur, ndërsa policia italiane po heton për të zbuluar arsyet që çuan në vdekjen e të riut./abcnews.al






