Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy javë nga zgjedhjet në Kosovë/ Canaj: Partitë nuk janë të gatshme për kompromise

schedule17:24 - 25 Maj, 2026

schedule 17:24 - 25 Maj, 2026

Ish-ambasadori Blerim Canaj tha për Ballkan Update se situata politike në Kosovë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një “garë inati” dhe jo të parimeve politike. Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani ka lënë të kuptohet në disa intervista se gjendja aktuale politike nuk do të ishte e njëjtë nëse ajo do të rizgjidhej presidente.

Canaj vlerëson se partitë politike nuk po tregojnë gatishmëri për kompromis, ndërsa paralajmëron se vendi mund të përballet sërish me zgjedhje për shkak të procesit të zgjedhjes së presidentit.

“Osmani në garë çdo ditë e më shumë po tregon se është një garë inati dhe jo parimesh. Ajo e ka thënë në disa intervista se nuk do të ishte kjo gjendje nëse Osmani do bëhej sërish presidente. Partitë nuk janë të gatshme për kompromise.



LDK mund të ketë një ngritje të votës, por jo aq sa pritet. Të gjitha partitë, sidomos VV, po përdorin diasporën dhe një pjesë të diasporës për ndikim apo për të krijuar përshtypjen se ata do kenë ndikim. Ne po shkojmë në zgjedhje, por do shkojmë sërish, sepse është edhe zgjedhja e presidentit.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!