Durrësi turistik… me infrastrukturë të rrënuar

schedule14:26 - 4 Maj, 2018

schedule 14:26 - 4 Maj, 2018

Infrastruktura merr pjesën më të madhe të buxhetit të Bashkisë së Durrësit, por në shumë rrugë të qytetit nuk është investuar. Kjo ka ndikuar në cilësinë e jetës së banorëve rezidentë, por edhe në largimin e vizitorëve.

Të ndotura dhe të dëmtuara. Mbetje urbane dhe inerte të hedhura kudo. Me këto rrugë identifikohet Durrësi në brendësi të tij. Jetesa këtu është e vështirë jo vetëm në kohë reshjesh, kur uji përmbyt. Por edhe në thatësirë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes.

I sapokthyer nga Italia ky banor thotë se ka turp të ftojë miqtë e tij Italian. Në lagjen e tij nuk ka ujë dhe infrastruktura është e dëmtuar. Rrugë të tilla në Durrës po i largojnë turistët. Banorët tregojnë se shumë vizitorë mbesin të habitur.

“S’i merr dot njeri nuk vjen dot njeri. Është turp. Unë nuk sjell dot njeri në shtëpinë time”.

Plazhi i Durrësit në vite thith numrin më të madh të turistëve. Por, mungesa e infrastrukturës dhe një serë shërbimesh të tjera po ndikojnë negativisht. Rrugët marrin buxhetin më të madh të bashkisë së qytetit por, të pamjaftueshme për të zgjidhur njëherë e mirë gjendjen e tyre./abcnews.al