Durrësi në “karantinë”, shumica e qyetarëve i binden masave të qeverisë

schedule17:20 - 13 Mars, 2020

schedule 17:20 - 13 Mars, 2020

Durrësi këtë të premte duket i shkretuar. Pak njerëz lëvizin nëpër rrugë. Disa kanë thyer rregullat e shijojnë rrezet e diellit pranë detit. Kafenet dhe restorantet i kanë mbyllur dyert por disa prej tavolinave e karrigeve të tyre qytetarët nuk i kanë lënë bosh.

Në qendër të qytetit bregdetar lëvizjet janë më të pakta. Në Durrrës ku u shënua viktima e parë nga Koronavirusi. Ndaj duket se qytetaret jane bërë më te ndjeshëm për të zbatuar masat për parandalimin e virusit të ri. Pamjet tregojne qartë se në rrugët e Durrësit ka pak qarkullim të këmbësorëve apo automjeteve.

Udhëzimet për të qëndruar në shtëpi nuk zbatohen nga të gjithë. Ata që e kanë më të vështirë janë të moshurit. “Mirë është të qëndrojmë në shtëpi, por kemi edhe halle. Linjat shtetërore duhet të jenë funksionele”, u shpreh një i moshuar.

Por ka edhe nga ata që kanë vendosur ti binden. “I kemi repsektuar, madje kemi marrë edhe masa mbrojtëse. I  bëj apel qeverisë që këto masa ti marrë më shpesh, të na lejë më shpesh pa makina”, u shpreh një qytetar.

Postblloqe policie qëndrojnë në pikat kyçe të qytetit dhe kontrollojnë makinat në lëvizje./abcnews.al