Durrës, policia bashkiake aksion në bregdet për lirimin e hapësirave publike 

schedule14:58 - 2 Korrik, 2018

schedule 14:58 - 2 Korrik, 2018

Policia bashkiake në Durrës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazh. Fillimisht ata u vendosën në hyrje të Shkëmbit të Kavajës, aty ku një subjekt privat nuk kishte paguar detyrimet.

Policët konfiskuan çadrat dhe shezllonet, për të vijuar me kontrolle të tjera deri në kufi me plazhin e Golemit. Drejtori i Policisë Bashkiake Vasip Çopa, tha se çdo subjekt që operon me plazhe private, duhet të ndergjegjësohet dhe të paguajë detyrimet, pasi në të kundërt do të perballen me penalitetet. /abcnews.al