Një person me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dënuar me 16 vite burg është kapur gjatë natës nga policia e Durrësit. Ai është Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës. Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. Këtij personi i kanë mbetur per të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim./abcnews.al