Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Durrës, heroinë drejt Zvicrës, sekuestrohen 11 kg, në pranga 50 vjeçari

schedule09:50 - 17 Shtator, 2019

schedule 09:50 - 17 Shtator, 2019

11 Kg heroinë është sekuestruar në vijen e dytë të Portit të Durrësit dhe një person që banon në Zvicër është arrestuar. Ka qenë një kontroll i antidrogës në pikën e kontrollit të mjeteve ai që zbuloi ngarkesën prej 25 pakosh të fshehura në brendësi të gomave rezervë të makinës. Qeni antidrogë nuhati lëndën narkotike dhe forcat e policisë bënë ekzekutimin e saj. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!