Abuzimi me tokat në Ishëm e Gjiri i Lalëzit, 4 ish zyrtarë në pranga

schedule10:01 - 9 Shkurt, 2018

schedule 10:01 - 9 Shkurt, 2018

Katër ish-zyrtarë të Komunës së Ishmit në Durrës u ndaluan, si të dyshuar për abuzim me tokat në plazhet e Ishmit dhe Gjirin të Lalzit. 6 persona të tjerë janë në hetim për të njëjtën çështje.

Abuzimi me pronat ka çuar në pranga 4-ish zyrtarë të komunës Ishëm, kurse nën hetim mbeten edhe 6 persona të tjerë.
Hetimi i kryer nga institucionet ligjzbatuese në Durrës ka nisur për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike të plazheve Ishëm dhe Gjiri i Lalëzit.
Nga auditi i kryer është konstatuar që në ish-komunën Ishëm funksionarët kanë lidhur 10 kontrata për dhënie me qera të hapësirës publike për plazh me rërë me kohëzgjatje 10 vjet.

Bëhet fjalë për një njësi përfaqe 81086 m2 e dhënë gjatë viteve 2013-2015.

Sipas ligjit, parcelat duhet të jepeshin me një kontratë 3 vjecare, por ish-zyrtarët kanë abuzuar duke e dhënë për një periudhë 10-vjeçare.
Ndërkaq po nga kjo komunë janë lidhur 86 kontrata qiraje me të tretë për dhënien me qira të hapësirës publike plazh.

Në total nga vlera e planifikuar prej 15, 779, 220 lekë është arkëtuar vlera 9, 652, 820 lekë dhe mbete pa arkëtuar vlera 6, 126, 400 lekë nga 18 kontrata, e cila nuk është e pasqyruar si debitore në kontabilitet dhe përbën të ardhura të munguara për buxhetin e ish Komunës Ishëm, aktualisht Njësi Admionistrative në përbërjen e Bashkisë Durrës. Pikërisht këto shkelje të kryera cuan në pranga katër ish-funksionrë të Ishmit.

Të arrestuar janë Sulejman Ibrahimi, ish- Kryetar i Komunës Ishëm, Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshive, Enver Shima, me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë dhe Shpresa Merdita, me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës Ishëm.

Të tjerë persona nën hetim. Pritet të arrestohet për veprat penale të korruspion dhe përdorje e detyrës.
Për të arrestuarit, Gjykata e e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurimt “Arrest në Burg”. Ndërkohë para insitucionit të Prokurorise, te afërm, miq dhe familjarë të të arrestuarve protestuan. Ata thanë mos bëni arrestime për shoe, por gjeni fajtorët e vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!