Duma: Buxheti 2019 indeksion pensionet me 2%, çmimet janë rritur 42%

15:36 | 16/11/201815:360

Deputetja demokrate Grida Duma ka denoncuar buxhetin 2019 të Rilindjes si antisocial dhe në dëm të profesionistëve të cilët i takson edhe në pagën minimale, ul numrin e familjeve në ndihmë ekonomike dhe indekson pensionet vetëm me 2%.

“Buxheti i Rilindjes godet profesionistet me taksim gjobites te pagave përfshi atë minimale, me të varfërit duke i hequr ndihmën ekonomike si dhe mohon borxhin historik ndaj të përndjekurve politikë, gjithçka për të favorizuar shërbyesit e pushtetit.”

Deklarata vjen nga Partia Demokratike nga foltorja e së cilës, deputetja Grida Duma, denoncimin e ndau në tre kategori.

“Nga 103 mijë para 5 vitesh, sot përftojnë afërsisht 80 mijë, minus 50 mijë familje. Paga minimale parashikohet të rritet me 10 mijë lekë, në një kohë kur shtrenjtimi i jetës kërkon një rritje minimale me 40 mijë lekë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve.  

Në buxhetin 2019 deklarohet se pensionet do të indeksohen sipas inflacionit, pra maksimumi rritja vjetore do të jetë  2%.  Gjatë këtyre pesë viteve, pensionet janë indeksuar si breshka me nga 2 %, ndërsa çmimet dhe faturat e pensionistëve janë rritur deri në 42%“.

E ndërsa një pensionist sipas demokratëve paguan sot bukën 10% më shtrenjtë, ushqimet bazike deri në 35% më shtrenjtë, ujin 40% më shtrenjtë, energjinë 23% më shtrenjtë, shto këtu edhe taksë prone dhe arsimi në disa bashki, indeksimi i pensionit me 2% nuk do të fillojë zbatimin nga data 1 janar, por vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve, thekson Duma.

“Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro”.

Buxheti 2019 i Rilindjes gjithashtu përgjysmon fondin për ish-të përndjekurit politikë nga 20 milionë në 10 milionë, duke nxjerrë zbuluar premtimin bosh të socialistëve se askush nuk do të mbetej pa paguar sidomos nga trashëgimtarët e parë, përfundoi Duma. Për këtë, taksimi i sheshtë, anulimi i koncesioneve korruptive, pasqyrimi i shtrenjtimit të jetës në pagën minimale, janë zgjidhja e vetme për tëndaluar shkretimin e Shqipërisë në mundësi dhe njerëz, sipas Partisë Demokratike. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono