Duket si lule, por efekti në trup është i jashtëzakonshëm: Kapet droga e veçantë në Turqi

schedule12:32 - 17 Tetor, 2020

schedule 12:32 - 17 Tetor, 2020

113 kilogramë drogë u sekuestruan në operacionin e kryer nga ekipet e Zbatimit të Doganave të Ministrisë së Tregtisë në Portën Doganore Esendere në Turqi. Droga që shkakton halucinacione u zbulua nga autoritetet iraniane gjatë një kontrolli rutinë në një kamion që hynte drejt Turqisë.

Dyshimet lindën pasi shoferi i kamionit kishte tentuar të shkarkonte disa kuti nga mjeti, para se të kryhej skanimi me rreze x nga ekipi i kontrollit. Policia sekuestroi 1.305 bimë si kaktus. Bima në fjalë ishte e llojit peyote dhe kaktus meskalinë që shkaktojnë halucinacione tek përdoruesit.

Policia ka ndaluar shoferin që drejtonte mjetin e përdorur për transportimin e drogës, ndërkohë që vijon hetimet. xh.d/abcnews.al