Duka: Vllaznia e pafat, paraqitje e pëlqyeshme e klubeve. Bojkot? Jo, diskutime

schedule14:37 - 30 Korrik, 2021

schedule 14:37 - 30 Korrik, 2021

Armand Duka ishte i pranishëm në “Loro Boriçi” mbrëmjen e kaluar për të ndjekur nga afër duelin e Vllaznisë kundër AEL Limassol, sfida e kthimit e raundit të dytë në Conference League.

Ekipi që presidenti i FSHF-së simpatizon në futbollin shqiptar, dështoi të kualifikohej, pasi i humbi të dy përballjet me ekipin qipriot. Duka foli pas ndeshjes për mediat, ku ndër të tjera tha:

Vllaznia mund të themi që ka bërë një edicion shumë të mirë në kampionatin shqiptar, ka bërë në paraqitje shumë të mirë edhe në Kupat e Evropës në turin e parë, pasi përmbysi rezultatin 3-1 kundër Siroki Brijeg.

Hap pas hapi niveli vjen dhe vështirësohet, AEL ishte një skuadër e një niveli më të lartë se e para, por nuk mund të them se ishte shumë superiore karshi Vllaznisë, qoftë në ndeshjen e parë dhe në të dytën.

Edhe fati i ndihmoi shumë ata, me pak fakt mund të kishim luftuar për kohën shtesë, por mund të them nota shumë pozitive për Vllazninë, stafin, skuadrën, ambientin dhe gjithçka.

E mira s’ka fund, do donim të vazhdonin që katër skuadrat tona të vazhdonin dhe ne të shihnim futboll ndërkombëtar deri në Vit të Ri, dhe skuadrat tona të ishin në grupe .

Paraqitja është e pëlqyeshme, Laçi vazhdon, Teuta vazhdon dhe uroj të na çojnë sa më gjatë dhe të shohim sa më shumë ndeshje ndërkombëtare me klube.

Niveli i kundërshtarëve hap pas hapi vjen e vështirësohet. Edhe Laçin e Teutën tashmë e presin kundërshtarë akoma më të vështirë. Jo se ishin të lehtë, Univ Craiova sidomos  ishte një skuadër e fortë dhe nuk mendohej se Laçi do e kalonte.

Falë organizmit të mirë, falë lojës, falë besimit, trajnerit dhe gjithçkaje, kaluan. Përmbledhja? Nota pozitive ekipeve në Kupa e Evropës. Gjithmonë kam qenë tifoz i Vllaznisë, edhe përpara se të isha president i FSHF, edhe tani jam tifoz i Vllaznisë.

Superiorja më e fortë? Nëse çdo vit bëjmë hapa përpara, është mirë. Kampionati shqiptar i ka bërë hapat përpara, këtë e tregon edhe paraqitja në këto kompeticionet evropiane. Nuk jemi më aq inferiorë. Nëse do ishim përpara disa vitesh përballë një ekipi qipriot, nuk do kishim një rivalitet të tillë.

Kampionati ka bërë hapa përpara, uroj të bëjë akoma më shumë. Rikthimi i Dinamos padyshim i jep një shtysë pozitive, ka më shumë derbi në Tiranë, më shumë konkurrencë dhe uroj të kemi një kampionat më të bukur sezonin e ardhshëm.

Shakohoxha? Shpejt për këtë punë, duhet të flasim tani për futboll. Kërkesat ndaj qeverisë? Absolutisht nuk janë harruar. Zhvillimet politike në Shqipëri kanë qenë të tilla. Do kërkojmë që ligjet në Shqipëri të behën të atilla që të bëhen kushte për zhvillimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi.

Sporti të mos vuajë, të mos jetë informal, por të jetë i formalizuar, të mbajë veten dhe të kthehet në një industri apo në një degë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare. Bojkot? Nuk besoj, nuk kemi vendime për bojkot.

Nuk është bojkoti gjëja më e mirë, është diskutimi gjëja më e mirë. Mesazh Shakohoxhës? Faleminderit… “, përfundoi kreu i futbollit shqiptar. /abcnews.al