Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duhet ta kapte shansin Shqipëria”, Rama sjell shembullin: Tivati nga zonë e harruar me 5 milionë turistë në vit

schedule18:53 - 5 Qershor, 2026

schedule 18:53 - 5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama solli shembullin e Tivatit në Mal të Zi si një model të transformimit përmes investimeve strategjike, duke theksuar se kjo zonë dikur ishte ndër më të pazhvilluarat në vend, ndërsa sot është një nga motorët kryesorë të ekonomisë malazeze.

Gjatë një takimi me qytetarët, Rama tha se Tivati ka qenë një zonë e lënë pas dore, me papunësi të lartë dhe largim të të rinjve, pasi për vite me radhë shërbeu si bazë ushtarake e Ish-Jugosllavisë.

Kryeministri u ndal edhe te një investim i humbur nga Shqipëria vite më parë, duke pohuar se një investitor i madh kanadez kishte shprehur interes për të ndërtuar një port turistik në Durrës, por sipas tij u përball me trajtim të papërshtatshëm nga autoritetet e kohës.



Sipas kreut të qeverisë, investitori më pas u drejtua drejt Malit të Zi, ku realizoi projekte që ndryshuan rrënjësisht zhvillimin e Tivatit dhe të vendit fqinj. Përmes këtij shembulli, Rama nënvizoi rëndësinë e tërheqjes së investimeve të mëdha si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, rritjen e turizmit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Unë kam ardhur direkt nga Tivati këtu. Tivati ka qenë vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi dhe vendi ku nuk shkonin turistë, sepse ishte bazë e vjetër ushtarake e Ish-Jugosllavisë. Ishin 10 mijë banorë, as turistë dhe as shejtan. Papunësi, ikte gjithë rinia nga Tivati.

Dhe fati që në fakt duhet ta kapte Shqipërinë, sepse një investitor i madh kanadez erdhi në Shqipëri dhe erdhi në periudhën që ne ishim në opozitë, e trajtuan në mënyrën më skandaloze, i kërkuan pjesën dhe ai u bataksi. Donte të bënte portin turistik në Durrës.

Shkoi në Mal të Zi e mori menjëherë ai tjetri, që është njeriu që e ndryshoi Malin e Zi me ato investime. Sot Tivati ka 5 milionë turistë. Tivati është një gji, ka 5 milionë turistë në vit. Tivati është zona që kontribuon më shumë në taksa në gjithë Malin e Zi.”, theksoi kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!