Duel në Angli për Thiago, gazetari zbulon rivalin e Liverpool

schedule12:59 - 4 Korrik, 2020

schedule 12:59 - 4 Korrik, 2020

Thiago Alcantara e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Bayern Munich. Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë, por nuk do të rinovojë. Liverpool është klubi që lakohet më së shumti dhe që pëshpëritet më shumë në dhomat e zhveshjes te klubi kampion i Gjermanisë.

SportBild raporton se pas ndeshjes së fundit të kampionatit, Thiago ka bërë një festë lamtumire me disa prej miqve të tij në skuadrën e Bayern. Gjithashtu ai ua ka shprehur drejtuesve dëshirën për një aventurë të re, madje u ka theksuar se nuk ka një klub pas tij. Gjithsesi këtë pjesë ata nuk është se e kanë besuar.

Thiago thuhet se vlerësohet me 35 milion euro nga Bayern Munich, ndërkohë që nuk është vetëm Liverpool në garë. Christian Falk, gazetari i Bild, shkruan në Twitter se përflitet edhe për interesimin e Manchester United për mesfushorin spanjoll. /abcnews.al