“Duam zgjedhje”: Përfundon protesta “test” e Vetëvendosjes, Kurti përshëndet nga ballkoni

schedule18:08 - 28 Maj, 2020

schedule 18:08 - 28 Maj, 2020

Protesta ‘test’ e Lëvizjes Vetëvendosje në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë ka përfunduar. Kjo protestë nisi duke zbatuar rregullat e distancimit fizik ndërsa njerëzit e pranishëm shpalosën banerin me moto “Duam Zgjedhje”.

Kjo protestë organizohet në një kohë që pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.

Nga ballkoni i kryeministrisë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përshëndetur pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga partia që ai drejton.

Lexo edhe: Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses në Kosovë, pritet vendimi për dekretin e Thaçit

Gjesti i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit. Protesta në fjalë është organizuar në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës Kushtetuese. /abcnews.al/