Dua Lipa zbulon të pathënat në emisionin e Jimmy Fallon

schedule15:19 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 15:19 - 19 Dhjetor, 2019

Dua Lipa ka qenë e ftuara speciale e moderatorit Jimmy Fallon, mbrëmjen e djeshme, ku zbuloi disa të pathëna, nga nofka që i kanë vendosur, te vizita e Miley Cyrus në Kosovë për festivalin Sunny Hill.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se kjo nuk ishte hera e parë që ajo kishte shkuar në emisionin e Fallon, pasi kishte performuar më herët aty, madje i ishte hedhur në qafë Jimmy-t nga sikleti. Por kjo ishte hera e parë që Dua ulej në kolltukun e famshëm për t’u intervistuar.

Dua Lipa zbuloi edhe nofkën e famshme që i ka vendousr një moderatore, pasi ngatërroi emrin e saj. Ëendy Ëilliams e quajti Dula Peep Dua Lipën, dhe tani gjithë fansat dhe familja e thërret kështu.

“Më pëlqen Dula Peep, dhe tani të gjithë fansat të thërrasin kështu”, tha Jimmy.

Dua foli edhe për fëmijërinë e saj në Kosovë dhe emrin që sipas saj është e vështirë të shqiptohet në Britani. Ajo tregoi se kur ishte e vogël ka dashur të ketë një emër tjetër, si për shembull, Sarah, Chloe apo Hannah.

Këngëtarja shqiptare foli edhe për Sunny Hill Festival, dhe misioni që ka marrë përsipër për të sjellë më tepër të famshëm në Kosovë. Këngëtarja e fundit e famshme që ishte në 2019-n ishte Miley Cyrus.

“Ishte e para këngëtare ndërkombëtare që përformoi në Kosovë dhe ishte një ëndërr e bërë realitet. Vetëm të shikoje sa të lumtur dhe të emcionuar ishin njerëzit që ta shihnin në skenë dhe ajo i vuri zjarrin”, u shpreh Dua.

Ajo zbuloi gjithashtu se ishte një fanse e zjarrtë e 50 Cent dhe tha se të gjithë njërëzit në Kosovë e duan shumë hip-pop./abcnews.al