Dua Lipa ka bashkuar forcat me artistët më të suksesshëm të momentit për të sjellë hitin e kësaj vere. Pak orë më parë, u publikua “Un Dia”, një bashkëpunim i këngëtares shqiptare me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy.
Një surprizë e këndshme është dhe protagonistja e klipit, aktorja e serialit të famshëm spanjoll “La Casa De Papel”, Úrsula Corberó. Përmes një reagimi në Instagram, Dua ka falenderuar artistët për të gjithë kontributin e dhënë në këtë projekt, që padyshim ashtu sikurse çdo projekt tjetër i yllit shqiptar, do të kthehet në hit.
“UN DIA ka dalë tani – Unë shpresoj që kjo këngë t’ju çojë diku në ndonjë ishull… edhe nëse vetëm për një moment – Faleminderit @jbalvin @badbunnypr @tainy pasi dëgjova fjalët tuaja, prodhimin dhe tekstin, u emocionova që më kërkuat të shkruaj dhe të plotësoj historinë tënde.
Shpresoj se kemi pikturuar pamjen ashtu si e kishit imagjinuar në radhë të parë. Faleminderit që më keni bërë pjesë të vizionit tuaj – UN DIA një falenderim special për @ursulolita mahnitëse dhe të talentuar për atë performancën e karantinës dhe @icoffeejr që gjithmonë je partneri im në shkrim”, ka shkruar Dua.