Dua Lipa së shpejti bashkëpunim me këngëtaret e famshme

schedule10:35 - 13 Maj, 2020

schedule 10:35 - 13 Maj, 2020

Në albumin e dytë, “Future Nostalgia”, Dua Lipa kishte në plan që të përfshinte edhe një këngë në bashkëpunim me Miley Cyrus, mirëpo projekti i përbashkët nuk u bë pjesë e albumit sepse këngëtaret vendosën të punonin diçka tjetër. Në një intervistë me Andy Cohen në “Watch What Happens Live”, Dua zbuloi disa detaje rreth bashkëpunimeve të ardhshme me Cyrus dhe Normani-n.

“Nuk u përfshi në album kënga që unë dhe Miley punuam bashkë. Vendosëm që të bënim diçka ndryshe, por në fakt nuk kemi patur mundësinë që të shkojmë në studio dhe të punojmë me diçka të re, por shpresoj që pas karantinës do të takohemi sërish,” tha Dua.

Në vijim, ajo shtoi se mund të publikojë edhe bashkëpunimin me Normani-n së shpejti.

Dua dëshiron që të punojë me producente gra. Për GQ, ajo u shpreh se “asnjë producente nuk ishte pjesë e ‘Futute Nostalgia’”, por shtoi se ka shpresë së do të bashkëpunojë në albumin e ardhshëm.

“Shpresoj që në të ardhmen të punoj me producente. Sinqerisht nuk njoh shumë prej tyre dhe do të doja t’i njihja, sepse do të doja vërtet që të punoja me to.”

“Future Nostalgia” u publikua më 27 mars nga Warner Records. Dua bashkëpunoi me tekstshkrues dhe producentë si Jeff Bhasker, Ian Kirkpatrick, Stuart Price, The Monsters & Strangerz për të krijuar një album “nostalgjik” pop, dance-pop dhe muzikë elektronike, të frymëzuar nga artistë si Madonna, Gwen Stefani, Moloko, Blondie dhe Outkast./abcnews.al