Dua Lipa paditet nga një paparac, shkak bëhet një fotografi

schedule16:04 - 9 Korrik, 2021

schedule 16:04 - 9 Korrik, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po përballet me një proces gjyqësor pasi shpërndau një foto të realizuar nga një paparacë pa lejen e tij.

Integral Images paraqiti një padi me tetë faqe kundër yllit të muzikës të martën duke pretenduar shkelje të së drejtës së kopjimit sepse ajo e bëri këtë “pa leje ose autorizim”.

Sipas Billboard, kompania shkruan se Dua ndau një nga fotot e tyre pa marrë leje, në të cilën ajo shfaqet teksa largohet nga një aeroport e veshur me një kapelë të madhe, edhe tha se se do të kërkojë 150,000 dollarë dëmshpërblim.

Këtë foto, këngëtarja e shpërndau në profilin e saj në Instagram në shkurt 2019-s. Mirëpo, Integral Images ka argumentuar se këngëtarja përdorë faqen e rrjeteve sociale si një mjet marketingu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!