Drogë dhe mijëra euro: Policia greke arreston 4 persona, mes tyre një shqiptar

schedule13:46 - 21 Tetor, 2020

schedule 13:46 - 21 Tetor, 2020

Policia në Greqi ka vënë në pranga katër persona mes tyre një shqiptar, pasi u kapen me 6.5 kg drogë dhe 6150 euro.

Siç raportojnë mediat vendase, kur u ndalua, shqiptari paraqiti një dokument identifikimi të rremë italian. Ai u pikas nga policia teksa po transportonte 1 kg droge nga një mjet në një mjet tjetër.

Policia u përpoq që të ndalonte automjetin në të cilin u dërgua droga, por gjatë ndjekjes, shoferi makinës bënte edhe manovra dhe ecte me shpejtësi. Efektivët përdorën edhe armët për ta detyruar atë që të ndalonte. Ky i fundit, fillimisht u përplas me tre makina policie dhe si pasojë u plagos një efektiv.

Në makinën ku ndodhej droga ishin tre grekët dhe njëri prej tyre u ankua se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore, për këtë arsye ai u dërgua në spital, por pas ekzaminimeve u dërgua në paraburgim.

Më tej, policia lokalizoi edhe 37-vjeçarin shqiptar, i cili  dorëzoi drogën. Nga kontrolli, policia tha se shqiptarit iu gjetën edhe 5.5 kg drogë në një depo, ndërsa iu sekuestruan edhe 6,165 euro.

Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. /abcnews.al/