Drejtor sportiv i ri te Rangers, shpresë për Grezdën?

schedule17:00 - 17 Tetor, 2019

schedule 17:00 - 17 Tetor, 2019

Eros Grezda nuk është në planet e Steven Gerrard dhe pasi nuk u largua do të në verë, largimi i tij në janar ishte i paevitueshëm. MEgjithatë, zhvillimet që kanë ndodhur këtë javë në klubin skocez mund të ndryshojnë shumë gjëra për të ardhmen e sulmuesit kuqezi.

Ross Wilson u emërua si drejtori i ri sportiv i Rangers këtë javë dhe ai menjëherë ka nisur punën për të përforcuar sa më shumë skuadrën e Steven Gerrard. Prioriteti kryesor i Wilson është t’iu bëjë me dije disa lojtarëve që do të largohen me doemos këtë janar, por siç raportojnë mediat skoceze, ende nuk ka biseduar me Grezdën.

Ndoshta sulmuesi kuqezi do të ketë edhe një mundësi tjetër te skuadra e Rangers, pasi klubi nuk preferon të dalë me miliona në humbje. Grezda i kushtoi 2.5 milionë euro Rangersit dhe klubi ka një plan për të. Grezda me shumë gjasa do të aktivizohet në pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që vlera e tij në treg të rritet, që më pas të shitet në verë./abcnews.al