Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Fier

schedule09:34 - 19 Qershor, 2021

schedule 09:34 - 19 Qershor, 2021

Tre shoferë janë arrestuar në Fier pasi janë kapur nga policia duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan T. A., 32 vjeç, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, është kapur nga patrulla e Policisë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, në gjendje të dehur.

Në pranga u vu A. Dh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fier-Lushnjë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volkswagen”.

Po ashtu u arrestua edhe B.T., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Gold Center”, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin tip “Lonxia” i pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. /abcnews.al/