Dramë në familjen e Ronaldinho, COVID-19 i merr jetën njeriut të dashur

schedule10:18 - 21 Shkurt, 2021

schedule 10:18 - 21 Shkurt, 2021

Dramë në familjen e Ronaldinho. Nëna e ish-futbollistit brazilian, Miguelina Eloi Assis dos Santos ka humbur betejën kundër COVID-19 dhe sipas AS është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Ajo ishte infektuar që në muajin dhjetor dhe vetë Ronaldinho e zbulonte diccka të tillë: “Të dashur miq, nëna ime është infektuar me COVID-19 dhe po lufton që të rikuperohet sa më shpejt.

Ajo është në një repart të kujdesit intensiv dhe po merr të gjithë kujdesim e mundshëm. Unë ju falënderoj paraprakisht për lutjet, energjinë pozitive dhe afeksionin që më tregoni gjithmonë. Forca mami”. /abcnews.al