SPAK pezullon hetimet për një nga dosjet që lidhet me disa prej vrasjeve më të bujshme të viteve 90 në Shqipëri.
Prokuroria e Posaccme ka pezulluar hetimin për kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë të cilët i akuzojnë për vrasjen e 4 vëllezërvë.
Pas kallëzimit të depozituar në vitin 2022 dhe një sërë veprimesh hetimore të ndërmarra Prokurorja e SPAK Elida Kacckini ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe gjetjen e provave.
Vendimi i është komunikuar Ajshe dhe Muharrem Haklaj përmes avokatit 15 ditë më parë ndërkohë që ata kanë bere ankimin në GJKKO kundër këtij vendimi duke kërkuar vijimin e hetimeve.
Do të jetë gjyqtarja Etleva Deda që do të shqyrtojë ankimimin.
Në kallëzimin e depozituar SPAK, Haklajt akuzojnë ish- presidentin e kohës Sali Berishën si personi që ka urdhëruar vrasjet e Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Në kallëzim Berisha dhe 14 personat e tjerë akuzohen për vrasje me paramendim, krijim të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale, kryerje të krimeve në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste.
Në kallëzim, sipas avokatit janë paraqitur qartë prova dhe dëshmi lidhur me pretendimet e ngritura. Në 2023 Ajshe Haklaj dëshmoi përreth 12 orë në prokuroinë e posaccme ndërkohë dhe Muharrem Haklaj dhe familjarë të tjerë kanë dëshmuar në SPAK duke paraqitur pretendimet e tyre.
Katër vëllezërit Haklaj u vranë në një periudhe prej afro tre vitesh e cila konsiderohet si një nga konfliktet më të përgjakshme në vend./abcnews.al


