Dopieta e Willian nuk mjafton për Chelsea, West Ham triumfon në derbi!

schedule23:10 - 1 Korrik, 2020

schedule 23:10 - 1 Korrik, 2020

Është mbyllur derbi i Londrës mes West Ham dhe Chelsea dhe kanë qenë vendasit ata që kanë triumfuar me rezultatin spektakolar 3-2. Willian kaloi të parët Chelsean në avantazh, me anë të një penalltie në minutën e 42-të.

Por 5 minuta më vonë, në sekondat e fundit të pjesës së parë, West Ham barazoi, me anë të Souczek. Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, West Ham kaloi në avantazh, pasi Antonio gjeti rrjetën. Chelsea arriti të barazojë dhe ishte sërish Willian që shënoi, në të 72-ën.

E kur dukej se ky derbi i Londrës Perëndimore do të mbyllej i barabartë 2-2, West Ham shënoi në sekondat e fundit. Ukrainasi Yarmolenko në minutën e 90-të vulosi rezultatin e sfidës./abcnews.al

GOLAT E NDESHJES – West Ham – Chelsea 3-2