Doli pozitiv me Covid-19, cilat ishin takimet e Përparim Ramës ditët e fundit?

schedule18:46 - 11 Janar, 2022

schedule 18:46 - 11 Janar, 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është infektuar me COVID-19, raporton Express.

Lajmin se është prekur nga kjo sëmundje e ka konfirmuar vetë Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Rama bëri me dije se është izoluar menjëherë pasi ka kuptuar se personat me të cilët ka kontakt kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.

Por, me kë u takua para se të dilte pozitiv për koronavirus?

Mbrëmë, ai ka inspektuar nëpër kryeqytet për të parë se a po pastrohen rrugët nga bora. Në fotot e publikuara, ai shihet bashkë me gjashtë persona të tjerë.

Ai është takuar dje edhe me tenorin Ramë Lahaj.

“Takim fantastik me Rame Lahaj sot në Komunë.  U dakorduam për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës mëse të nevojshme për komunitetin artistic”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë, të dielën ai ka qenë në vizitë në Tiranë, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për të gjitha këto takime, Rama ka njoftuar vetë në Facebook./Gazeta Express