Doli 11 herë brenda ditës për të blerë ushqime, e pëson keq gruaja

schedule11:16 - 7 Prill, 2020

schedule 11:16 - 7 Prill, 2020

Një grua e moshuar është gjobitur nga policia pasi shkoi në ushqimore 11 herë në ditë në Itali.  Policia e ka gjobitur me 280 euro, e cila do të rritet në 400 euro nëse nuk paguhet brenda 30 ditëve.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Grado të Triestes. Policia kishte vënë re gruan e moshuar në të njëjtën ditë disa herë në rrugë, ku kishte dalë për të blerë ushqime.
Sipas gazetës Il Piccolo , oficerët e policisë lokale, pasi e takuan disa herë, e paralajmëruan me dashamirësi që ajo të qëndronte në shtëpi.

Por kur e panë 11 herë në ushqimore vendosën të marin masa duke i vënë gjobë. /abcnews.al