“Do t’u qëndrojmë rregullave deri në fund,” Alibeaj: Nesër do të jem në konferencën e kryetarëve

schedule20:45 - 23 Maj, 2022

schedule 20:45 - 23 Maj, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë për mediat pas djegës pa asnjë kandidat të raundit të dytë të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Alibeaj theksoi se grupi që ai përfaqëson do të vijojë të ndjekë të njëjtat rregulla dhe parime që janë vendosur tashmë. Ai këmbënguli që Presidenti ardhshëm të mos zgjidhet me “pazare” pasi në të ardhmen do duhet të jetë mbi palët dhe “mund t’i duhet t’u thotë ndal edhe tekave të opozitës.

“Në mënyrën më fisnike kemi marrë pjesë në këtë proces. Siç e patë kemi dhënë kontributin tonë që të bëjmë një president që të jetë mbi palën. Të marrim pjesë në proces, të ulemi, i përcaktuam ca rregulla të thjeshta. Ne propozojmë, e me të drejtën e zotit, duke qenë se këta nuk e kanë shumicën, mund të thonim që presidentin e duam ne si opozitë. Ne shkuam përtej, ofruam këto rregulla…kritere që ai/ajo që do të jetë President ta dijë që do jetë aty për shkak të virtyteve që ka treguar në të shkuarën.”

I pyetur nga gazetarët, Alibeaj konfirmoi pjesëmarrjen në Konferencën e Kryetarëve dhe tha se do t’i përsërisë Taulant Ballës të njëjtat pyetje: “Ky është dokumenti, i qëndron apo jo?”

“Në mënyrën ne serioze, ne besuam, proces, rregulla pastaj emra. Është procesi që do të sillte emra. Emra dolën, por këta dinë vetëm të hanë fjalën…Mjeti ynë i vetëm është të qëndrojmë te rregullat, procedurat e rënda dakord. Nesër do shkoj, do t’i them të njëjtën gjë, i qëndron apo jo këtij dokumenti? Nesër presidentit mund t’i duhet që edhe tekave të opozitës t’u thotë ndal.” /abcnews.al/