“Do na presin me gurë”, Ardi Asllani tregon frikërat me Jonida Maliqin që kishin në Eurovizion

schedule22:33 - 10 Prill, 2021

schedule 22:33 - 10 Prill, 2021

Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës” në tel Aviv të Izraelit, e cila me zërin dhe përkushtimin e saj bëri që të kalonim në finale. Për paraqitjen skenike të saj, u kujdes stilisti i njohur Ardi Asllani. Ai kishte zgjedhur një veshje për Jonidën ku dëshmohej kultura dhe historia e Shqipërisë, duke përfshirë elementë të aksesorëve ilirë.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun, Ardi ka folur për eksperiencën e tij në Eurovizion, teksa ka ndalur dhe ka folur për frikërat që kishte me Jonidën, nëse kjo e fundit nuk do të kalonte në finale.

 

“Filluan komentet aty ç’është kjo e zezë, ngjan si sorrë, kjo duket kështu, ajo duket ashtu. Skena s’ka asgjë. Çdo siklet i madh që ishte karshi mungesës së skenografisë, mungesës së performancës skenike, gjithë gjërat filluan t’i atribuohen veshjes. Të betohem kanë qenë dy netë të miat pa gjumë. Më dukej sikur çdo gjë do prishej, veshja do të prishej. Flisja me Jonidën dhe i thoja çfarë po ndodh. Jonida më thoshte hajde këtu se gjërat nuk janë siç transmetohen atje në Tiranë. Nuk është problem tek organizatori, por është këtu. Unë i thoja Jonidës që sa mirë që e kemi ndarë që ti do vish të hënën, ne do ikim të dielën se në qoftë se nuk dalim në finale, në aeroport të na presin dy grupe me gurë, ty të hënën, neve të dielën”, ka treguar Ardi Asllani. /abcnews.al/