Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Djegia e gomave në Fushë-Krujë mbulon qytetin me tym

schedule14:15 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:15 - 10 Gusht, 2021

Banorët e Fushë-Krujës kaluan një natë të mbuluar nga tymi. Një pikë e grumbullimit të gomave të përdorura ka marrë flakë.

Situata u rëndua, ndërsa banorët u përfshinë nga paniku. Familjet që kanë banesat pranë pikës së grumbullimit të gomave njoftuan zjarrfikësit, të cilët vunë nën kontroll vatrën e zjarrit.



Çlirimi i gazrave nga djegia e gomave vazhdon edhe sot.

Banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë të merren masa që kjo situatë të mos përsëritet më.

“Banesat janë të rrezikuara sepse janë shumë afër. Tymi vazhdon akoma. Duhet të ishin marrë masa”, shprehet një banor.

Sipas burimeve, zjarri është i qëllimshëm. Për këtë policia ka marrë në pyetje pronarin e vendit të grumbullimit të gomave, Saba Kupa.

Gomat e përdorura në Fushë -Krujë grumbullohen në pika të tilla, për tu dërguar në furrat e gëlqereve në zonën e Krastës.

Ndonëse janë të paligjshme, aktiviteti i tyre vazhdon./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!