Në Liban , parlamenti hoqi dënimin me vdekje , duke e bërë vendin të parin në botën arabe që e zëvendësoi dënimin me vdekje me burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar në kushte rënduese.
Ndryshimi legjislativ u miratua nga një shumicë prej 128 deputetësh, ndërsa blloku parlamentar i Hezbollahut e kundërshtoi heqjen.
Libani nuk ka kryer ekzekutime që nga janari i vitit 2004, megjithëse gjykatat kanë vazhduar të vendosin dënime me vdekje që atëherë.
Ministri i Drejtësisë, Adel Nassar, e quajti vendimin një ” hap historik “, pasi tani e kthen një moratorium de facto prej dekadash mbi ekzekutimet në një heqje institucionale të dënimit me vdekje.


