Djegia e automjeteve në Veri, policia e Kosovës jep detaje

schedule12:53 - 1 Prill, 2023

schedule 12:53 - 1 Prill, 2023

Policia ka dhënë detaje në lidhje me djegien e 3 automjeteve në pronësi të shtetasve serbë në Leposaviç, të ndodhur këtë të shtunë.

Përmes një njoftimi, policia informon se ngjarja është raportuar nga njerëz të panjohur. Djegia e një prej automjeteve me targa RKS ka ndodhur në orën 03:40. Për shkak të flakëve, është djegur dhe një automjet me targa serbe ngjitur me të.

Ndërkaq, djegia e automjetit të tretë në Leposaviç, ndodhi afër qendër së sporteve.

“Më 1 prill 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur, në dy rate të ndara, janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb. Njëri rast ka ndodhur, më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit  (3:40h), në Leposaviq, afër qerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar. Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin. Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.