Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministrin Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

schedule11:35 - 24 Qershor, 2026

schedule 11:35 - 24 Qershor, 2026

TIRANË- Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Ramës për luftën e UÇK-së dhe të vërtetën në Hagë.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçi.



Ai falënderoi kreun e qeverisë shqiptare, pasi sipas tij, ai qëndroi në anën e së vërtetës, kur shumë të tjerë, siç thotë Thaçi, zgjodhën heshtjen.

“Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, shkruan ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!