Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë, Policia operacion për goditjen e një “call center” të paligjshëm

schedule12:40 - 24 Qershor, 2026

schedule 12:40 - 24 Qershor, 2026

Një tjetër operacion policor është zhvilluar në kryeqytet, ku forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në zonën e Delijorgjit në disa ambiente të dyshuara se shërbejnë si Call Center të paligjshëm.

Sipas informacioneve paraprake, policia po kryen verifikime në terren për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar dhe për të mbledhur prova mbi funksionimin e këtyre ambienteve. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rezultatin e operacionit dhe masat që mund të merren ndaj subjekteve të përfshira.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!